Prapa grilave - Ilustrim

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për shitje të kokainës

Të dyshuarit për shitje të narotikëve, P. M., i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ndaj të dyshuarit pa patur prova të mjaftueshme për caktimin e kësaj mase.

I njëjti sipas njoftimit dyshohet se në orët e mesnatës së 16 korrikut në bashkëpunim me një person tjetër i cili ende gjendet në arrati ishin duke përgatitur nëpër qese sasinë e substancës së dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”

“Më datë 16 korrik, në orët e mesnatës i pandehuri P.M., (me të bashkëpandehurin i cili është në arrati), ishin duke përgatitur – ndarë nëpër qese plastike sasinë e substancës së dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, me qëllim që të njëjtën pastaj ta shesin nëpër qytet dhe pas arrestimit të të pandehurit gjatë kontrollit në banesë dhe objekte përcjellëse janë gjetur; -një qese plastike ngjyrë e bardhë ku brenda saj ishin 43 qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, në peshë prej 57.40 gr: -dy peshore elektronike me mbishkrimet “Digital Pocket Scale”, “Muhler” dhe një peshore elektronike në formë të çelësit, -njëmbëdhjetë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Kokainë”, në peshë prej 5.44 gr, -në një kuti metalike kishte të fshehur substancën e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, në peshë prej 50.49 gr”, thuhet në njoftim

“Masa e vendosur do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021 ndaj të pandehurit me inicialet P.M”, njofton Gjykata

I pandehuri ka qenë i dënuar nga kjo gjykatë pikërisht për vepër penale të kësaj natyre dhe për këtë arsye gjykata ka caktuar këtë masë të paraburgimit duke u bazuar edhe sepse i njëjti ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes.