3 muaj burg të akuzuarit, nuk përfilli urdhrin mbrojtës ndaj Elvedina Hajdarit

Gjykata në Prishtinë ka marrë aktgjykim me të cilin e ka dënuar A. H. me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 muajsh për mos përfillje të urdhrit gjyqësor.

Sipas gjykatës i pandehuri nuk kishte respektuar urdhrin e gjykatës që mos t`i afrohet Elvedina Hajdarit në vendet publike në distancë prej 100 metra.

Sipas dosjes i njëjti me veturën e tij gjersa ishte duke e vozitur i afrohet të dëmtuarës në distancë prej gjysmë metër dhe atë në mënyrë të vrullshme.

Elvedina Hajdari në seancën e javës së kaluar në fjalën përfundimtare kishte kërkuar nga gjykata që të pandehurin t`i jepte dënim maksimal dhe e njëjta kishte parashtruar kërkesë pasurore juridike.

Pas seancës Elvedina Hajdari kishte dhënë prononcim për media, ku kishte thënë se do të luftoj deri  në fund sa të zbardhet drejtësia.

“Të them të drejtën kam vuajtur shumë sepse kam pasur padrejtësi, nuk mund të them shumë në tëra anët, po shumë kam pasur padrejtësi në shumë raste, po shpresoj dhe kam me luftu deri në fund, deri sa ta zbardhi drejtësinë edhe të del drejtësia përballë krejt shtetit, me pa bota që drejtësia ka me dalë, ka me luftu deri sa të del krejt”- kishte deklaruar para mediave e dëmtuara Elvedina Hajdari.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, në fshatin e cekur si në aktakuzë në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarës i pandehuri në këtë rast A. H., nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës Themelorë në Prishtinë.

Urdhër me të cilin i është caktuar të pandehurit në këtë rast të mos i afrohet të dëmtuarës Elvedina Hajdari në distancë prej 10 metrash në vendbanimin e saj. Ndërsa në vende të tjera në afërsi prej 100 metra.

Gjithnjë sipas aktakuzës i pandehuri në këtë rast duke drejtuar veturën i afrohet të njëjtës vrullshëm me veturë në një distancë prej gjysmë metër afër.

Kështu duke kryer veprën penale mos përfillje e gjykatës.

Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit që nuk e respektoi urdhërin mbrojtjes