20 vjeçarja në Pejë dyshohet se u vetëvra

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një 20 vjeçare e cila u gjet e vdekur në tarrasën e në banese në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për KALLXO.com se dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë.

“Dyshimet e deritanishme janë se viktima është vetëvrarë. Turpi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Nikçi.

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar dje se një 20 vjeçare është gjetur e vdekur në tarracën e një banese në Pejë.

Sipas njoftimit, policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës B. L., 20 vjeçare.

“Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia gjatë ditës së djeshme.

Pejë, 20 vjeçarja gjendet e vdekur në tarracën e një banese