Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

2 vjet burg për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës sot ka gjetur fajtor H.H. për veprën penale – dhunë në familje, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit sepse duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka kryer veprën  penale ekziston rreziku se nëse i akuzuari gjendet në liri mund të përsëritet vepra penale.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.