18 viktima lajmërohen në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

18 persona janë paraqitur në Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave për ta kërkuar njohjen e statusit të viktimave në rastin ku po akuzohen katër ish- krerët e UÇK-së

Gjyqtarit të të Gjykatës Speciale i janë paraqitur nga zyra e lartpërmendur 18 persona që kërkojnë t’iu njihet statusi i viktimave.

Në raportin të cilin e ka dërguar kjo zyrë thuhet se në mesin e 18 personave që kanë aplikuar ka persona të nacionalitetit serb dhe shqiptar.

Në këtë raport thuhet se deri më sot, ZPV ka pranuar 19 kërkesa nga personat që kanë aplikuar për t’u pranuar si viktima mirëpo njëri nga ta ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen e statusit në fjalë.

Sipas kërkesës ZPV ka vlerësuar se bëhet fjalë për dëme fizike, mendore dhe materiale.

Në kërkesën e ZPV thuhet se gjashtë prej këtyre aplikantëve konsiderohen si viktima të drejtpërdrejta të rastit ndërsa 11 të tjerë janë viktima indirekte apo familjarë të viktimave.

Përpos tjerash në raport përmendet se shumica e këtyre personave kanë shprehur shqetësime dhe frikë për sigurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.

Përmes shkresës drejtuar gjyqtarit paraprak të dhomave të specializuara, ZPS thekson se garantimi i sigurisë së viktimave, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një sistem të suksesshëm të pjesëmarrjes së viktimave.

“Viktimat do të aplikojnë dhe marrin pjesë në procedurë, vetëm nëse do të ndihen të sigurt në veprimin e tillë”, thuhet në raport.

Masat mbrojtëse kanë për qëllim të sigurojnë që informacioni identifikues i aplikantëve të mos ndahet me botën e jashtme”,  gjithashtu thuhet në raport.

Identiteti i këtyre viktimave që u paraqitën në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk u bë i ditur në këtë raport.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si krerë të UÇK-së kishin kryer kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Kërkesat e tyre për lirim me kusht ishin nga gjyqtari Nicolas Guillou.

Të gjitha akuzat që prokuroria pretendon se ishin kryer nga ata e tyre ishin mohuar nga katër krerët e UÇK-së.

Ata akuzohen se gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Xhek Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxiten vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës

Vrasjet për të cilat ata po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Pjesë e aktakuzës 68 faqesh të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtaret e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushinik ishte arrestuar një person nga pjesëtaret e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë natë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushink kishin arrestuar afërsisht 30 persona ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc. Sipas prokurorisë gjashtë burra ishin arrestuar, rrahur dhe vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë më kurrë.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civileve serb në Malishevë. Sipas aktakuzës në korrik të vitit 1998 një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civil ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së e më pas ishin qëlluar dhe vrarë.

Prokuroria e Specializuar në këtë aktakuzë nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe qendrën e paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion sipas prokurorit të specializuar gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga anëtaret e UÇK-së.

Një tjetër person sipas prokurorit të specializuar kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec, ata sipas aktakuzës ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre ndërsa nuk ishin parë më kurrë.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e si përmendura sipas prokurorit të Specializuar është përgjegjësia komanduese.

Të gjithë historikun e këtij rasti mund ta lexoni duke klikuar në këtë link.