Ilustrim

17 të dyshuarit për fajde në Pejë dalin sot para gjykatës

 

Një aksion i Prokurorisë në Pejë ka vëne në pranga 17 persona.

Arrestimet kanë ndodhur për vepra penale të fajdesë dhe të detyrimit.

Sot të dyshuarit pritet të dalin para gjykatës të Pejës për seancën dëgjimore lidhur me masat e sigurisë.

Seanca është caktuar të mbahet sot në ora 15:00.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë aksionit për fajde janë arrestuar 17 persona si dhe janë ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro.

Aksion i gjerë kundër fajdeve në Pejë