13 vite burg për vrasjen në Ferizaj

Meriton Aliu është shpallur fajtur për vrasjen  e S.R në vitin 2016.

Aliu akuzohej se vrau bashkëmoshatarin e tij në hyrjen e një banese në Ferizaj. I akuzuari dhe viktima ishin të lindur në vitin 1996.

Ky rast gjyqësor ka qenë në rigjykim, duke qenë se Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur që këtë rast ta kthente për rivendosje.

I akuzuari Meriton Aliu  në seancën e mëparshme deklaroi se vrasjen e pranon se e ka bërë, mirëpo fajësinë nuk e pranon.

I akuzuari deklaroi se viktimën e ka pasur në gjeneratë. Sipas tij, afërsisht dhjetë ditë para ngjarjes viktima e kishte goditur njëherë atë dhe e kishte kërcënuar me armë, me motivin se i akuzuari nuk donte të shoqërohej me viktimën dhe viktima për këtë arsye ka qenë i nervozuar me të akuzuarin.

Ndërsa për ditën e ngjarjes, i akuzuari tha se viktima i është afruar vetë atij aty ku ishte duke qëndruar me shokët dhe ka filluar ta ngacmojë me fjalë.

Pastaj, sipas të akuzuarit, viktima e ka kapur për krahu dhe kanë shkuar së bashku në hyrjen e banesës ku ka ndodhur ngjarja. Pas futjes në hyrje të banesës, sipas të akuzuarit, viktima i ka drejtuar armën por nuk e ka shkrepur, ndërsa i akuzuari sipas tij i ndjerë i rrezikuar e ka shfrytëzuar një moment, e ka nxjerrë armën nga brezi dhe e ka shkrepur dy herë, duke e vrarë viktimën. I akuzuari thotë se pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kallxo.com ka raportuar lidhur me këtë gjykim.

https://kallxo.com/i-akuzuari-rrefen-momentet-e-vrasjes-se-bashkemoshatarit/