10 vjet burg për grabitje të 50 mijë eurove

Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtorë të akuzuarit Xhavit Berisha dhe Exhevit Zekiq për grabitje të 50 mijë eurove.

Trupi gjykues i përbërë nga Sami Sharraxhiu, Ahmet Rexhaj e Florije Zatriqi, e dënoi Exhevit Zekiqin me 7 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë.

Ndërsa i akuzuari Xhavit Berisha është dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë.

“Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil”, thuhet në njoftimin e Gjykatës se Pejës.

Sipas aktakuzës, Xhavit Berisha dhe Exhevit Zekiq, më 23 korrik 2018, në fshatin Kashicë të Istogut në shtëpinë e Agim Shoshit me kanosje serioze për të sulmuar jetën e personave të tjerë me armë dhe atë të dëmtuarave Ilirida Shoshi dhe Edona Lajqi-Shoshi, ua marrin shumën e të hollave prej 50,000.00 euro dhe gjësende në vlerë prej 1800 euro.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast.

E dëmtuara: Nën kërcënimin e armës dhe sëpatës të akuzuarit na grabitën 50 mijë euro