Kuvendi i Kosovës

Ligji për sinjalizuesit ai për konfiskimin e pasurisë sot në Kuvend

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend ditë janë disa projektligje, si ai për Noterinë, për konfiskimin e pasurisë së fituar kundërligjshëm, ai për qasje në dokumente publike, ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, për inspektoratin e arsimit etj..

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.