Ligji për dialogun dërgohet në Kushtetuese nga opozita

Partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i miratuar tetë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me pikat në të cilat kundërshtohet ky ligj, pritet që zyrtarët e këtyre dy partive të flasin në një konferencë për medie, të paralajmëruar për në orën 14:00, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për dialogun tetë ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, e në të njëjtën ditë dritën jeshile ka marrë edhe platforma e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.

Kujtojmë se partitë në pushtet, me mbështetjen e PSD-së, me vështirësi kanë arritur t’i sigurojnë votat për të kaluar projektligjin dhe platformën, ndërkohë që në votim nuk kanë marrë pjesë as Vetëvendosja dhe as LDK./rtv21