Ligji e platforma për dialogun, në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avddullah Hoti, në emisionin Argument Plus, tha se LDK po bëhet gati që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i cili, siç thotë ai, është antikushtetues.

Ai thekson se kjo qasje e institucioneve për dialogun e dëmton subjektivitetin e Kosovës,  dhe e kthen në kohen kur nuk kemi pasur institucione të shëtit të Pavarur.

“Edhe platforma edhe Ligji për Dialogun janë anti-kushtetuese. Ne jemi duke u bërë gati t’i dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse Ligji për Dialogun bie në kudnërshtim me Kushtetutën në plot aspekte, në veçanti te Neni 1 ku përcaktohet fushëveprimi, kompetencat…”, tha Hoti në këtë intervistë.

“Është krijim i mekanizmave jokushtetues që nuk parashihen askund në Kushtetutë dhe në ligje të Kosovës duke mandatuar njerëz jashtë kornizës institucionale ë vendit”, tha ai.