Foto: LSHK

Lidhja e Shkrimtarëve shpall konkurs letrar për manifestimin 'Ora e Lirisë'

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka hapur konkurse letrar për krijime më të mira të cilat do të prezantohen në manifestimin letrar-artistik “Ora e Lirisë” që organizohet nga kjo shoqatë në fillim të marsit të këtij viti dhe mbahet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”.

Përmes një njoftimi LSHK-ja bën të ditur se temat e krijimeve nuk janë përcaktuar, por organizatorët preferojnë atë të luftës, ndërsa do të ndahen edhe tri çmimet për krijimet më të mira dhe prezantim të poezive në ndryshme.

“Manifestimi letrar-artistik “Ora e Lirisë” i LSHK-së, që mbahet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” në shenjë të heronjve e të dëshmorëve të kombit, tashmë do të jetë tradicional. Sivjet po shpallim një konkurs letrar për këtë manifestim të rëndësishëm dhe presim vlera të reja nga krijues të të gjitha gjinive”, thuhet në njoftimin e LSHK-së.