Manastiri i Deçanit. Foto: Wikimedia.org

Lidhja e Historianëve të Deçanit reagon ndaj deklaratave të Apostolovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj deklaratave të shefes së zyrës së BE-së, Natalia Apostolova për vonesën e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj 24 hektarëve të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

Lidhja e historianëve dënon ashpër deklaratën, e cila kërkon zbatimin e vendimit anti-kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 19 maj 2019, në lidhje me pretendimet e Manastirit të Deçanit, ndaj pronave private dhe shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon tërheqjen e deklaratës nga zonja Apostolova, ngase deklarata e saj është në kundërshtim me misionin e saj dhe në kundërshtim me vullnetin e shumice së qytetarëve të Komunës së Deçanit”, thuhet në reagim.

Lidhja e historianëve përmes një publikimi në ‘Facebook’ thotë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i antikushtetues dhe që nga koha e Milosheviqit.

“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton zonjës Apostolova, se vendimi anti-kushtetuese i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e drejtuar nga kukulla-kryetare Arta Hajrizi-Rama, është i pa-zbatueshëm dhe null, ngase ai vendim anti-kushtetuese buron në ligjet e dhunshme të kohës së Millosheviqit, vendime këto të cilat janë diskriminuese dhe të pa-zbatueshme në Kosovë”, thuhet më tej në reagim.

Lidhja e historianëve nuk kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të protestave për mos bartjen ne pronësi të Manastirit të Deçanit, tokat e këtyre ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas tyre deklarata e Apostolovas dhe kërkesën e saj për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është deklaratë e rrezikshme, anti-demokratike dhe raciste.

KALLXO.com ka raportuar dje (të hënën) se shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar rreth moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosmarrëveshjen e tokës në Deçan.

Ajo përmes një publikimi në llogarinë e saj, ka bërë thirrje që ky vendim të fillojë zbatimin pa vonesa të mëtejme për shkak se është vendimi i autoritetit më të lartë në Kosovë.

“BE shpreh shqetësim të thellë për mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 mbi çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan dhe të tjerave që ndikojnë në pronat e anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë. Vendimet nga autoriteti më i lartë ligjor i Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. BE u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të mbështesin fuqishëm sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka shkruar Apostolova.

Bëhet fjalë për 24 hektarë tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë çështje.

https://kallxo.com/kushtetuesja-e-pranueshme-kerkesa-e-manastirit/

https://kallxo.com/decanasit-kundershtojne-vendimin-e-kushtetueses/