Liburn Aliu: VV Duhet të Vendosë Nëse Bën Koalicion me Shpend Ahmetin në Prishtinë

Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit.

Aliu është shprehur se është ndjerë thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Shpend Ahmeti që sipas Aliut është i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes.

“Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nësë dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin”, ka theksuar Aliu në një postim në Facebook.

Aliu ka shpjeguar se vendimi për të hyrë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin sipas Statutit i takon Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës.

“Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të qëndrojnë në pozicionet e tyre në komunën e Prishtinës”, ka përfunduar Liburn Aliu.