Liburn Aliu: Në Takim Nuk u Diskutua Kandidatura e Albin Kurtit 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar pas mbledhjes se është optimist për përafërim qëndrimesh.

“Kam qenë ma pak optimist, pas kësaj mbledhje jam më optimist”, tha pas takimit Aliu.

Ai deklaroj se në mbledhje nuk është diskutuar çështja e kandidaturës së Albin Krutit për kryetar të Vetëvendosjes

“Nuk është çel çështja e kandidaturës. Kam qene më pesimist, jam më optimist”, tha Aliu. Ai ka shtuar se do bëjnë përpjekje për ta ruajtur çdo anëtar.

Të njëjtën e tha edhe shefi i grupit parlamentar, Glauk Konjufca.

Mirëpo ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha që s’ka parë ndonjë ndryshim.