Librashitesi Florim Beqiri foto facebook

Librashitësi: U keqkuptua postimi im, Shpend Ahmeti më premtoi subvencione

Librashitësi Florim Beqiri, i cili bëri bujë pas një shkrimi të tij në ‘’Facebook’’, se është detyruar të lirojë çmimet e librave, për shkak të borgjit që kishte ndaj Komunës së Prishtinës, në një prononcim për Kallxo.com, ka thënë se rasti i tij është keqkuptuar.

‘’Shkrimi im është keqkuptuar. 320 euro është borgji që kam ndaj Komunës për disa muaj, e jo për një muaj. Nëse shikoni në profilin tim në Facebook, në shkrimet e mëparshme kam thënë që është 40 euro qiraja në muaj’’, deklaroi Beqiri.

Florimi gjithashtu, tregoi edhe për takimin e tij me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti.

‘’Po jam takuar me Shpendin dhe ai na ka premtuar subvencione, tash po presim’’, tha ai.

Florim Beqiri është njëri nga librashitësit më të vjetër në kryeqytet, duke e bërë këtë punë që nga viti 1999.

‘’Jam këtu që prej vitit 1999, ndoshta jo më i vjetri por pothuajse, pasi kemi fillu të gjithë bashkë, shumica që janë ende këtu’’, përfundoi Beqiri.

 

 

 

 

 

 

 

Exif_JPEG_420