Lëvizja Vetëvendosje mbështet hulumtimin e BIRN-it për mbylljen e bibliotekave

Lëvizja Vetëvendosje ka përkrahur hulumtimin e BIRN-it i cili ka treguar gjendjen e mjerueshme dhe investimin e vogël të shtetit për hapësirat e leximit.

Kjo parti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, lidhur me mbylljen e bibliotekave publike ka krahasuar shpenzimet e kryeparlamentarit, Kadri Veseli më atë se sa nevojitet investim në një biblioteke.

Sipas tyre, të prezantuar përmes një grafike, për një biblioteke nevojiten 1 mijë e 800 euro në vit ndërsa vizita e Veselit për në Turqi kap shifrën 3 mijë e 578 euro.

“Sot qarkulloi në rrjetet sociale një hulumtim që tregonte mjerimin dhe varfërinë e bibliotekave publike, një pjesë e të cilave janë mbyllur. E pushtetarët, bashkë me shumë këshilltarë që nuk dihet se ç’bëjnë, i shpenzojnë paratë e buxhetit duke shkuar për vizita në hotele superluksoze, e me mëditje të mëdha”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Të martën, KALLXO.com publikoi hulumtimin që shpërfaqë rënien drastike të numrit të bibliotekave në Kosovë.

Që sipas hulumtimit të BIRN-it, në dhjetë vitet e fundit në Kosovë janë mbyllur 53 biblioteka në mungesë të investimeve dhe përkujdesjes shtetërore. Me vetëm pesë biblioteka të reja të hapura, vendi ka shënuar rënie drastike të hapësirave për lexim duke mbetur me vetëm 107 biblioteka.

Hulumtimin e plotë e realizuar nga Agon Sinanaj mund të lexoni më poshtë:

Kur shteti i mbyll bibliotekat

www.kallxo.com

 

 

25 Qershor 2019 - 23:46

Xheneta Murtezaj 25/06/2019 - 23:46
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend