Foto: KALLXO.com

Lëvizja Vetëvendosje kritikon menaxhmentin dhe raportimet e RTK-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kritikuar menaxhmentin dhe raportimet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Anëtari i LVV-së, Avni Zogiani nga kjo lëvizje, tha se RTK-ja i kryen punë pushtetit e posaçërisht PDK-së.

“Pushteti mundëson korrupsionin në RTK dhe kjo e fundit bën sulme ndaj opozitës dhe bën lajme pozitive për liderët e PDK-së me ngjarje irelevante. Në RTK ka pasur mjaft skandale, por menaxhmenti pse ka qenë i paprekshëm përkundër skandaleve për korrupsion dhe keq menaxhim sepse i shërben pushtetit. RTK duke e përcjell padronin e vërtetë të saj, presidentin Hashim Thaçi,  nuk është çudi nëse do të ngrisë përpjekje që të krijoj opinion publik edhe për ndarje të Kosovës”, tha ai.

Zogiani vlerësoi se ka “lidhje organike familjare” mes RTK-së dhe PDK-së.

“RTK ka shpërblyer motrën e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së me 216 mijë euro. Pastaj është tenderi për marrjen me qira e makinave për nevojat e RTK. Për një makinë është përgatirur të të paguajë 33 mijë e 700 euro qira. Një fenomen tjetër që do të duhej të hetohej është se si RTK i jep hapësirat për marketing”, tha anëtari i këtij subjekti politik.