Letra e shkruar nga Xhavit Drenori për Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci- Foto: Facebook

Letra e Xhavit Drenorit për Ramiz Lladrovcin për 'Parkim Ilegal'

Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një video- incizimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka treguar se Kryetari i tanishëm i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka parkuar ilegalisht veturën zyrtare.

Sipas Drenorit, Lladrovci ka parkuar veturën në rrugë, për derisa ka shkuar të drekojë.

“Po ia bashkëngjis një letër, nuk është gjobë sepse gjobën ia jep policia, por vetëm dua t’i tregoj se ligji vlen edhe për kryetarin”, ka thënë Drenori në video.

Drenori përveç video- incizimit ka publikuar edhe një fotografi të një letre në të cilën shkruhet:

“I nderuar kryetar, e kam parasysh që nuk keni pasur ombrellë dhe e keni parkuar veturën në vend parkim që nuk lejohet. Por mos harroni që para qytetarëve po përçoni imazh të keq”, thuhet në letrën që Drenori i ka bashkangjitur video- incizimit.

Letra e shkruar nga Xhavit Drenori për Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci- Foto: Facebook