Gjykimi i imamëve | Foto: KALLXO.com

Lëshimi i një Videoje Përjashton Mediat nga Gjykimi i Imamëve

Një video-incizim i ligjëratës së të akuzuarit Idriz Bilibani, i cili u lëshua në gjykimin e katër imamëve dhe Fuad Ramiqit, ndikoi që gjykata të marrë vendim që atë të mos e shohin dhe transmetojnë mediat.

Përjashtimin e mediave derisa të lëshoj videoja e ligjëratës së imamit Idriz Bilibani, u kërkua nga Bajram Tmava, avokati i të akuzuarit Mazllam Mazllami.

Tmava kërkoi përjashtimin e mediave gjatë kohës sa do të shfaqej video-incizimi, me arsyetimin se në të shihen persona që më pas janë vrarë në luftën në Siri.

Trupi gjykues pastaj vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit dhe të përjashtojë mediat, me arsyetimin se video-incizimi mund të shfaqet nga mediat dhe të shkaktojë dhimbje te familjarët e të vrarëve.

“Trupi gjykues merr aktvendim që mediat të përjashtohen nga salla vetëm sa i përket kësaj pjese, gjatë shikimit të video-incizimit” deklaroi kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli.

KALLXO.com e ndoqi sot gjatë gjithë kohës gjykimin e Idriz Bilibanit, Mazllam Mazllamit, Enes Gogës, Bedri Robajt e Fuad Ramiqit.

http://kallxo.com/kryeimami-e-quan-veprim-te-shemtuar-homoseksualizmin/

http://kallxo.com/imami-enes-goga-e-quan-fyerje-aktakuzen-ndaj-tij/

http://kallxo.com/deshmia-e-sabri-bajgores-ndaj-imamit-te-pejes-enes-goga/