Leposaviq - Kërcënohet zyrtarja policore

Një zyrtare policore serbe nga Leposaviqi, ka raportuar se një i dyshuar serb i ka fotografuar shtëpinë.

Ajo ka bërë të ditur se i njëjti person e ka kanosur, duke i thënë se do t’ia vë bombën në shtëpinë e saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.