Ilustrim

Lëndohen dy këmbësorë prizrenas, goditen nga vetura

Dy këmbësorë nga komuna e Prizrenit janë lënduar, pasi që janë goditur nga dy vetura të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se këto aksidente kanë ndodhur në intervalin kohor prej 30 minutash.

Të lënduarit janë një grua dhe një burrë, të cilët më pas janë dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar.