Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Lëndohen 30 Nxënës në Një Aksident Afër Kërçovës

Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S. (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar, raporton TV21.tv.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva. Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes./21Media