Lëndimi i zhytësve, Berani shpallë heroin e ditës

Aktivisti për të drejtat e njeriut Halit Barani e ka shpallur hero të ditës në Mitrovicë njërin nga zhytësit i cili nxori nga uji dy zhytës të cilët u morën nga ujërat e lumit Ibër gjatë ditës së djeshme.Barani në postimin e tij ka përshkruar ngjarjen ku gjatë një gare të hedhjes në ujë mbetën të lënduar mbetën katër persona. Ai i ka dhënë meritën e shpëtimit të jetëve zhytësit nga Tavniku Fatmir Mehmeti.

https://kallxo.com/njeri-nga-4-zhytesit-e-lenduar-ne-mitrovice-u-dergua-ne-qkuk/

 

Postimin i plotë i Halit Baranit:

 

Heroi i Ilirides (Tavnikut) qe i shpetoi dy zhytesa por njerin prej tyre nga vdekja e sigurt. Fatmir Mehmeti banor i lagjes “ILIRIDA”-Mitrovice, i cili rrezikoj jetën e vet për te shpëtuar nga vdekja e sigurt zhytesin, Naser Syla ky kishte kercyer nga nje kercimore te cilën e kane vendosur ne afërsi te ures e cila eshte mbi Liqenin akumulues, ura u vendos me qellim qe te garojne ne kercim, ne uje disa zhytes.

I pari zhytës, Avni Ahmeti i njohur si BENI pasi kërcen ne ujë lëndohet dhe mbetet ne ujë. Pastaj kërcen tjetri zhytës, Naser Syla për ta shpëtuar te parin por edhe ai mbetet ne nje vale e cila nuk e lëshonte te dal nga uji, ne ato qaste pasi e nxjerrin nga uji zhytësin e pare, Avni Ahmetin-Beni nga Suhadolli i Poshtem i Mitrovices, ne uje kercen, Fatmir Mehmeti, me qellim qe ta shpetoj nga vdekja e sigurt zhytesin tjeter, Naser Sylen i cili po bente perpjekje te shpetoj por me kot, Heroi i dites se sotit nga ILRIDA-Mitrovice eshte, Fatmiri si luan pas nje mundimi (luftimi) me uje arriti t’ia shpetoj jeten Naserit te cilin e nxorri nga vala e ujit ne Liqenin e Mitrovices. Tani Naseri pasi mori ndihmen e pare ne spitalin e Mitrovices, eshte mire por Avniu pasi kane bere perpjekje me i ndihmue ne spitalin e Mitrovices, ishte pa sukses sepse ai kishte aspiru (pi shume uje Liqeni) e kane derguar me ndihme te shpejt ne spitalin e Prishtines ku ai tani eshte duke u kuruar ne repartin Torakale dhe ka nevoje t’i nxjerret uje prej mushkrive. Pra Heroi i dites se 29 korrikut 2018 eshte Fatmir (Sherif) Mehmeti, i cili shpetoj dy jeta. Fatmir Mehmeti qe shpetoj dy jete, zhytes sot, me 29.VII.2018 ne Liqenin e Mitrovices.