Lekaj: Rruga Gurrakoc-Klinë përfundon vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën shoqërinë e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, sot kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës Gurrakoc – Klinë, rrugë kjo që sipas Lekajt, “do ta lehtësojë dukshëm qarkullimin rrugor në këtë segment”.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se kjo rrugë është e gjatë 16 kilometra dhe se asfaltimi i saj po i kushton ministrisë mbi një milionë euro.

Lekaj ka thënë se aksi i parë prej pesë kilometrash do të përfundojë gjatë këtij viti, ndërsa aksi i dytë nga fshati Zallq deri në Klinë do të kryhet në fillim të vitit 2019.

Deputeti Bekë Berisha tha se sot është marrë vendim që në vitin që vjen do të asfaltohen mbi 50 kilometra rrugë në komunën e Istogut dhe siç tha ai, këto rrugë do të ndihmojnë zhvillimin e turizmit në bjeshkët e kësaj ane.

09 Nëntor 2018 - 18:10

Liridona Ademaj 09/11/2018 - 18:10
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend