Pal Lekaj

Lekaj reagon ndaj raportit të ZKA-së

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të raportit e auditorit të jashtëm. Në këtë raport thuhet se një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës po merr pagë pa shkuar fare në punë.

“ZKA, vëren qe zyrtari i MI nuk kishte dëshmi për vijueshmërinë në punë 2017 ndërsa kompensimi vjetor për këtë të punësuar ishte 4,564€”, thuhet në raport.

Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Lekaj sqaron se, kjo nuk ka të bëjë asgjë me mos angazhim dhe me mosmbikqyrje të Ministrisë, por të njëjtit sipas tij për të cilët bëhet fjalë janë të angazhuar sipas marrëveshjes së vitit 2016  e nënshkruar në Bruksel, për shuarjen e strukturave paralele “Rojave të Urës”.

“E nënshkruar në Bruksel, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, Nr.06/124, në të cilin vendim thuhet shprehimisht: “Aprovohet kërkesa e Zyrës së Kryeministrit – Ministres pa portofol 1, për transferin e stafit prej 50 zyrtarëve, si dhe mjeteve financiare për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” dhe integrimin e personelit të saj në institucionet civile të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatë.

Gjithashtu ai shtoi se kjo nuk është dashtur të dalë si çështje e keq menaxhimit, por si një çështje me elemente politike për integrimin e komuniteteve brenda institucioneve të vendit.

Ministri Lekaj tha se i bënë me dije opinionit të gjerë publik, se nuk do të lejojë që këto dukuri të vazhdojnë kështu si kanë qenë, por do të ndërmerren hapa të nevojshëm që të gjithë ata që marrin paga nga Buxheti i Shtetit të jenë në krye të detyrës.

http://ëëë.zka-rks.org/ëp-content/uploads/2018/06/RaportiAuditimit_MINF_2017_Shqip.pdf

 

 

 

.