Rruga Deçan- Plavë. Foto: Kallxo.com

Lekaj: Në rrugën Deçan – Plavë ka ndërhyrje politike

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan–Plavë. Ai gjatë konferencës që e kishte me ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, tha se sa i përket ankesave të Manastirit të Deçanit, është bërë më shumë politikë dhe se ka ndërhyrje politike.

“Sa i përket vështirësive që e kemi me Manastirin, është bërë më tepër politikë. Ne jemi të vetëdijshëm për obligimet që i kemi marr edhe me Planin e Ahtisaarit, punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtur. Është e vërtet që është një ndërhyrje ka qenë edhe nga kompania që e ka në kontratë kryerjen e punimeve, sepse aty vazhdimisht ka shembje të dheut, dhe ne duhet  ta bëjmë të lëvizshme, të qasshme rrugën”, tha Lekaj.

Ai shtoi se nuk ka nevojë që askush të shqetësohet për këtë.

“Rrugët janë për t’u bashkuar në interes të qytetarëve, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të asaj pjese të turizmit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të cenohet një institucion apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër”, shtoi Lekaj.

Lekaj, theksoi se politika nuk duhet të përzihet në këtë punë e sidomos politika e Beogradit.

“Nuk guxojmë t’i prijmë asaj që nuk dëshirojmë dhe manastiri është kulturë e Kosovës, e kanë mbrojtur qytetarët e Deçanit dhe do ta mbrojnë me shekuj. Është e pavend që politika të përzihet aty, sidomos politika e Beogradit. Ne po e kryejmë punën tonë dhe do të vazhdojmë kështu”, përfundoi Lekaj.

LIVEKonferencë për shtyp: Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe homologu nga Mali i Zi, Osman Nurkoviq.

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 28 mai 2018