Pal Lekaj duke raportuar në Komisionin Parlamentar

Lekaj ia hedh fajin deputetëve për monopolin në homologim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se po e bën zbatimin e ligjit kur po e lë që shërbimin e homoligimit të veturave në Kosovë ta bëjë vetëm një kompani.

Ai i thirrur sot për të raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik lidhur me çështjen e monopolit, për të cilën Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se është jashtë ligjor dhe ka pasur kritika nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, Leka i tha deputetëve pjesëmarrës se po e zbaton ligjin që e kanë votuar ata dhe që është zhvilluar në kohën sa Ministrinë e Infrastrukturës e udhëheqte Lutfi Zharku.

“Në secilin shtet ekziston një autoritet që tregon përshtatshmërinë e automjeteve. Subjekt i autorizuar për homologimin e veturave është QAK apo EUROLAB. Ky autoritet ishte autorizuar në 2009.”Pra s’kemi qenë ne që e kemi bërë këtë ligj, por keni qenë ju. Ka qenë ish legjislatura e mëhershme, Muhamet Mustafa kryetar e Lutfi Zharku ministër”, tha Lekaj.

Ish ministri i Infrastrukturës, tani deputet i LDK-së, anëtar në komision, Lutfi Zharku nuk është prezent në mbledhje.

Në maj të vitit 2017, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligji për automjete.

Nuk jam unë që kam nënshkruar ate ligj, por jeni ju deputet të nderuar. Unë se kam prodhuar këtë ligj, por si ministër jam i obliguar qe te plotësoj ligjin e Kuvendit.

“Ne si Ministri kemi nxjerrë Udhëzimin Administrativ që ka hy në fuqi në prill te 2018. Nuk kemi pasë vërejtje për UA.Ne jemi munduar që të mos kemi monopol. TAEX na ka kërkuar qe te ndryshohet ligji për automjete dhe UA, por kërkund se ka përmend monopolin”, shtoi Lekaj.

Ndërkaq sa i përket çmimit të homologimeve, Lekaj tha se është përgjegjës Fatmir Limaj dhe Ministri i Financave.

Ky diskutim po vie një vit pasi Drejtësia në Kosovë kishte transmetuar hulumtimin për monopolin në homologim.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e Homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duka ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktikë mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës

Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës, kishte konstatuar se udhëzimi Administrativ i Ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës.