Foto: LDK

LDK zgjedh kryetarët e dy degëve të saj

Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon procesin zgjedhor brenda partisë.

LDK përmes Facebook-ut ka njoftuar se ka zgjedhur kryetarët në dy degë të saj.

“Punimet e Kuvendit zgjedhor i kanë përfunduar LDK Prishtinë Dega V, e cila ka zgjedhur për kryetar Dr. Izet Sadiku dhe LDK – Gjakovë, e cila ka rizgjedhur për kryetar, Dr. Luan Gola”, thuhet në publikimin e tyre.