Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK-Veselit: Flasim për zgjedhje jo për dialog

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur ftesës së Kadri Veselit për takim për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Përmes një komunikate për media, LDK ka paralajmëruar se janë të gatshëm të takohen për t`u marrë vesh vetëm për datën e zgjedhjeve.

LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t`u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e LDK-së.