Stema e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Vdekja e Hajzer Krasniqit, humbje e madhe për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi, i cili ka vdekur sot.

Po ashtu, LDK ka ngushëlluar edhe Komunën e Vushtrrisë dhe degën e saj në këtë komunë.

Vdekjen e Hajzer Krasniqit LDK e cilëson humbje të madhe jo vetëm

për familjen por edhe për LDK-në e Kosovën.

“Prof. Hajzer Krasniqi, për vite të tëra punoi për Komunën e Vushtrrisë dhe dha kontribut të veçantë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke qenë kështu anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet tutje në telegram.

Në telegramin e ngushëllimit, LDK thotë se thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë, do ta nderojnë gjithmonë Hajzer Krasniqin si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve vushtrrias dhe gjithë Kosovës.