Kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe drejtuesit e LDK-së në një tubim zgjedhor - Foto: Facebook

LDK tregon se si u aksidentua Agim Veliu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aksidentit të kryetarit të Komunës së Podujevës , Agim Veliu, i cili është edhe nënkryetar i kësaj partie.

LDK përmes një komunikate për media ka sqaruar se si ka ndodhur aksidenti.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i ështëshmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë –Podujevë. Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e  Veliut është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ata tutje kanë sqaruar se përveç dëmeve të vogla të veturës, Agim Veliu nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre.

KALLXO.com raportoi më herët për aksidentin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci  ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30, policia ka marrë informatën për një vetakaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

https://kallxo.com/aksidentohet-kryetari-i-podujeves-agim-veliu/