LDK thotë se do t’i ketë 2 anëtarë në KQZ

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë për KALLXO.com se subjekti i tyre politik duhet dhe do t’i ketë 2  anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Sipas Kushtetutes dhe ligjit për zgjedhje të përgjithshme, LDK duhet të ketë dy anëtarë në KQZ. Ne do të kemi dy anëtarë. Keq që është humbur një vit duke e mbajtur të bllokuar këtë institucion kushtetues”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Pas kërkesës së ambasadës së ShBA-së në Kosovë që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur ta bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

https://kallxo.com/bllokimi-i-kqz-se-thaci-thote-se-kete-jave-do-te-emerohen-anetaret-e-kqz-se/

Zyra e Presidentit ka njoftuar se kjo gjë do të ndodhë të enjten më 28 mars.

Zyra e Thaçit, megjithatë, nuk ka njoftuar për formulën e shpërndarjes së ulëseve në KQZ-së te partitë politike.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, është thënë në një njoftim për media.

Sot, përmes një deklarate për media, ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me vonesën prej më shumë se një viti, të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-kerkon-nga-thaci-ta-zhbllokoje-kqz-ne/

Presidenti veç edhe një ditë afat për të kompletuar përbërjen e KQZ-së