Foto: KALLXO.com

LDK: Telekomi i Kosovës në kolaps total

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Telekomi i Kosovës është në kolaps total.

Sipas tij Telekomi dhe ndërmarrjet publike janë pronë e qytetarëve të Kosovës dhe qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të mbroj këtë pasuri.

“Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të mbroj këtë pasuri të qytetarëve të Kosovës e të punëtoreve të këtyre ndërmarrjeve publike e jo të fus qytetarët në borxhe për të mbyll dështimet qeverisë”, tha ai.

Mustafa e përmendi edhe borxhin që kjo ndërmarrje ka ndaj Z-mobile dhe kredinë që planifikon ta marr.

“Përveç humbjeve vjetore dhe rritjes enorme të mbi punësimit të militantëve partiak të koalicionit pan tani më siç duket Telekomi do të detyrohet ti paguaj kompanisë Z-mobile 30 milion euro dëmshpërblim dhe shpenzimet e përfaqësimit. Në vend që qeveria të ndëshkoj përgjegjësit për shkatërrimin e Telekomit ajo tani ka paralajmëruar se do të merr kredi 25 milion euro për t’i paguar dështimet korporative të Telekomit dhe dështimet mbikëqyrëse të vetë qeverisë”, shtoi Mustafa.

Mustafa përmendi edhe përqindjen e papunësisë në vend, duke thënë se për një vit qeveria aktuale ka humbur 18 mijë vende të punës.

“Telekomi dhe ndërmarrjet publike janë pronë e qytetarëve të Kosovës dhe qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të mbroj këtë pasuri të qytetarëve të Kosovës e të punëtoreve të këtyre ndërmarrjeve publike e jo të fus qytetarët në borxhe për të mbyllur dështimet qeverisëse”, tha Mustafa.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë sipas Mustafës ka arrit në 30.7 për qind, tek grat 34.8 për qind, te rinia 55 për qind.