LDK përkujton veprimtaren Nekibe Kelmendi

Anëtarë të kryesisë së LDK-së, deputetë, zyrtarë dhe familjarë kanë bërë homazhe sot të varri i nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi më rastin e tetë vjetorit të vdekjes së saj.

Sipas një komunikate për media, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka vlerësuar veprimtarinë e saj politike dhe atdhetare duke e cilësuar si zonjë të hekurt.

“Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç gjithë kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj. Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj”, citohet të ketë thënë ai.

Më tutje, ai u shpreh së, familja Kelmendi ishin luftëtarë që iu përkushtuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit. “Ndihet mungesë e madhe jo vetëm në LDK, por edhe në të gjitha institucionet tona”, tha ndër të tjerash Beqiri.

Nekibe Kelmendi ndërroi jetë më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër.