Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

LDK përkrahë propozim-rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se subjekti i tyre politik i jep përkrahje Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

“Për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, duke renditur së pari konventat ndërkombëtare nga bota demokratike, duke u bazuar në bazën juridike përmes raporteve dhe rezolutave ndërkombëtare për krimet në Kosovë, duke renditur faktet relevante, kemi dashur të njihet gjenocidi serb në Kosovë, jo vetëm në vend por edhe në botë”, tha ai.

Zemaj theksoi se ajo që i ka bashkuar deputetët është kryerja e obligimit institucional për një rezolutë të tillë.

“Kjo të jetë një thirrje për të gjithë ata që në çfarëdo forme keqpërdorin dhe mohojnë krimet e kryera në vitet e 90-ta në Kosovë”, shtoi deputeti Zemaj.