LDK

LDK përjashton Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin nga gara në degë

Pas incidentit të djeshëm të LDK-së në Degën III në Prishtinë, kryesia e kësaj partie ka përjashtuar nga gara për të parin e kësaj dege Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin.

“Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje LDK thotë se sjelljet e dhunshme janë metoda të papranueshme për këtë parti.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është  kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në”, thuhet në komunikatë.

Gjashtë persona kanë përfunduar të arrestuar për shkak se morën pjesë në një rrahje e cila ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prishtinë në një kuvend të një nëndege të LDK-së në lagjen Mati 1.

https://kallxo.com/vazhdon-dajaku-ldk-3-persona-arrestohen-nga-polici/

Më herët Policia raportoi se 6 persona janë arrestuar në incidentin e djeshëm në Kuvendin e LDK-së.

https://kallxo.com/gjashte-te-arrestuar-per-perleshjen-me-karrige-ne-ldk/