Avdullah Hoti | Foto: KALLXO.com

LDK Paralajmëron Mocion Mosbesimi ndaj Qeverisë

Në konferencën e përjavshme për gazetarë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti i bëri thirrje Qeverisë Haradinaj që të japë dorëheqje

“Më çudisin disa deklarata kur po thojnë se qeveria është stabile. Ata duhet të dalin dhe të japin dorëheqje”, tha Hoti.

Ai e konsideroi Qeverinë Haradinaj qeveri të pakicës

“Me daljen e Listës Serbe qeveria është me 42 deputetë nga një pakicë. Është mese e qartë se kjo s’mund të vazhdojë më tutje. Pakicë në Kuvend she në secilin komision”, tha Hoti.

Ai paralajmëroi mocion mosbesiomi për Qeverinë Haradinaj.

“Ne kemi ofru propozimin tonë për një tryezë të përbashkët për të zgjedhur datën e zgjedhjeve. Nëse kjo s’ndodh jemi të obliguar qe të çojmë përpara mocionin e mosbesimit. LDK është e gatshme, le ta marrin të gjithë këtë seriozisht”, deklaroi Hoti.

Hoti foli edhe për depërtimin e gjashtë shtetasve turq. Tha se nga debati për këtë çështje në Kuvend është vlerësuar që Kryeministri ka dështuar në zbatimin e ligjit, ndërsa Presidenti ka tejkaluar kompetencat.