LDK nuk merr pjesë në seancën për dialog

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën që pritet të thirret për platformën për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë shefi i GP, Avdullah Hoti, i cili tha se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për dialog.

“Kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin. Pa legjitimitet nuk ka dialog. Rrugë tjetër nuk ka për të hyrë na kësi lloj rrugësh. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës dhe e dyta nuk mund të stimulojmë etikën për dialog pasi që, etika është shumica e qytetarëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se në letrën që i kanë dërguar Mogherinit kanë theksuar se qeveria nuk ka legjitimetet nuk mund të zhvilloj dialog, platforma formohet vetëm me 2/3 e votat nga Kuvendi dhe ekipi udhëhiqet nga ata që kanë legjitimitet.

https://kallxo.com/sot-seance-e-jashtezakonshme-per-dialogun/

ETIKETA

15 Dhjetor 2018 - 10:43

Adelina Ahmeti 15/12/2018 - 10:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend