Vjosa Osmani (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

LDK me opsionin e saj për platformën e bisedimeve finale

Vjosa Osmani në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme tha se LDK-ja do të dalë me opsionin e saj në lidhje me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Komisioni për Punë të Jashtme po e shqyrton projekt-platformën e qeverisë për fazën finale të dialogut.

“Ne si LDK do ta paraqesim opsionin tonë në Kuvend dhe më pas do t’i mirëpresim edhe tuajat dhe produkti final do të dalë nga këto diskutime”, tha Osmani.

Ajo deklaroi se ka pritur që krijimi i platformës të bëhej ndryshe.

“Kur flasim për unitet e konsensus, ka ardhë koha të shkojmë përtej retorikës. Çka kam pritë është që platforma të jetë rezultat i një debati të gjerë e të gjatë, ku dëgjohen zërat e të gjithëve pa paragjykim. E kjo platformë është e kundërta e kësaj”, tha Osmani.

Ajo përmendi edhe pikën 6 të platformës qeveritare që e autorizon presidentin të zhvillojë bisedimet.

Tha se pak dihet për takimet e presidentëve të dy shteteve në të kaluarën.

Platforma qeveritare për fazën finale të dialogut u paraqit në prill.