LDK kërkon ta drejtojë dialogun me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të legjitimohet dhe t’i besohet drejtimi i procesit të dialogut me Serbinë.

Këtë kërkesë e bëri deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala, sot në Kuvend.

“Kjo e drejtë të na jepet përmes qytetarëve. Jemi të gatshëm që këtë çështje ta zgjidhim edhe me referendum. Legjitimitetin ata që na zgjedhin ne e kanë në çdo rast. Kjo është rruga, ky është çasti që të merremi vesh dhe të legjitimohemi. Të tjerët duhet të na bashkohen. Nuk mund të drejtohen këto procese, pa pasur dy të tretën e përfaqësuesve të Kosovës”, tha Shala.

Në Kuvend u zhvillua debat parlamentar për dialogun me Serbinë.