Kuvendi i Kosovës (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

LDK Kërkon Seancë të Jashtëzakonshme për Përjashtimin e AKA-së nga EQAR

Grupi parlamentar i LDK-së sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Europian i Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Deputeti Avdullah Hoti përmes një statusi në “Facebook”, tregoi se Vetëvendosja ka mbështetur po ashtu këtë iniciativë.

“Qeveria do të detyrohet shpejt të marrë veprime që mos të pësojnë studentët dhe mësimdhënësit në arsimin e lartë publik dhe privat ne Kosovë”, shkroi ai.