LDK. Foto: Ismet Beqiri/Facebook

LDK i rri larg protestës së VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të jetë pjesë e protestës së 29 shtatorit e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ata thonë që vetëm nëse nuk kanë sukses në kërkesat e tyre që pritet t’i shtrojnë para institucioneve kosovare, do të jenë pjesë e protestës që do të organizohet nga vetë ata.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për KALLXO.com ka ritheksuar se përderisa nuk i provojnë të gjitha mënyrat përmes institucioneve, nuk do të jenë pjesë e protestave.

“Ne kemi ende disa lëvizje tjera brenda institucioneve edhe në momentin kur vendosim me bë diçka të tillë do ta diskutojmë me strukturat e partisë. Vetëm atëherë ne do ta diskutojmë. Vetëm kaq kam për të thënë”, ka thënë Veliu.