LDK e VV vazhdojnë bojkotimin, Kuvendi dështon të thërrasë seancë plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar që të ftojë seancën e radhës plenare.

Ndonëse takimi i anëtarëve të Kryesisë zgjati më shumë se 1 orë e 30 minuta, në fund nuk u vendos për të ftuar seancë plenare.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ndonëse tha se kanë diskutuar një sër çështjesh legjislative, nuk është vendosur për seancë të radhës.

Në këtë mbledhje të kryesisë kanë munguar anëtari i Kryesisë nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit nga PSD, Aida Dërguti ishte e pranishme në këtë seancë.

LDK dhe Vetëvendosje në mbledhjen e fundit të kryesisë së Kuvendit, para kësaj, kishte lëshuar takimin.

https://kallxo.com/opozita-bojkoton-kuvendin-kerkon-zgjedhje/?

 

Pas takimit, kryetari i Kuvendit ka folur edhe për iniciativën e tij për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të hetuar listën e veteranëve të UÇK-së.

“UÇK është vlerë e kombit tonë, statusi i veteranit është diçka e shenjtë. Askush s’ka të drejtë me abuzu në emër te UÇK-së. Për bashkëluftëtarët e mi, iu them, ndihuni krenar me luftën e juaj. Askush s’mund të ua mohoj kontributin e juaj”, tha shkurtimisht Veseli pas takimit të kryesisë së Kuvendit.