Foto: Facebook

Latifi: Avdaj më njoftoi për fillimin e punës së Repartit të Hemodializës në QMF

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është takuar me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, me të cilin janë dakorduar që që ta funksionalizojnë në tërësi repartin e HEmodializës në këtë Komunë.

Atfi ka thënë që në mënyrë që ky repart të funksionalizohet në tërësi ka nevojë edhe për kuzhinë të hemodializës, pajisje për transportimin e mbetjeve medicinale dhe lavatorja.

“Sot, prita në takim, drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit z. Afrim Avdaj. Nga drejtori Avdaj u njoftova për fillimin e punës së Repartit të Hemodializës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec!

Reparti i Hemodializës është projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe Qeverisja jonë është e përkushtuar ta funksionalizojë në tërësi.

Në kuadër të përmirësimit të kushteve teknike ky repart ka nevojë për: kuzhinë të hemodializës, paisje për transportimin e mbetjeve medicinale dhe lavatorja!

Po ashtu u pajtuam që të kemi një takim të përbashkët me drejtorin e SHKSUK-së, z.Basri Sejdiu, me 7 qershor, për konsultim dhe bashkërendim të punëve në mënyrë që ta jetësojmë dhe funksionalizojmë repartin e Hemodializës në Rahovec”, ka shkruar Latifi.

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar në muajin prill për parregullsitë që ka pasur projekti i hemodializës në Rahovec, i cili projekt kishte kushtuar afro 200 mijë euro.

Investimi afro 200 mijë euro që i shkoi dëm Komunës së Rahovecit

.