Ish-Ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Telekomit Mehdi Latifaj

Latifaj thotë se Elvis Pista ishte i deleguar i Shyqeri Haxhës në PTK

Ish-Ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Telekomit Mehdi Latifaj, në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar, ka thënë se ka pasur arrestime për aferën ‘sim to sim’, por që asnjëherë nuk ka pasur gjykim.

“Ka pasë arrestime spektokalare. Nuk është ngritë aktakuzë asnjëherë. Në ato arrestime është arrestuar edhe vëllai im padrejtësisht, i cili punonte në një kabinë telefonike të thirrjeve ndërkombëtare. Prokuroria asnjëherë nuk e ka hetuar këtë aferë”, ka thënë Latifaj.

Ai ka folur edhe për takimin me Elvis Pista, për të cilin tha se ka qenë i deleguar i Shyqeri Haxhes, për të propozuar një projekt, e që më pas i është refuzuar.

“Në nëntor 2009, në zyrën time jam takuar me të ndjerin Elvis Pista. Ai kishte ardh për me inicu një projekt, për mbrojtjen e pajisjeve nga tensioni dhe goditjeve të rrufesë. Unë e kam dorëzuar propozim projektin dhe Komisioni e ka refuzuar”, ka deklaruar Latifaj.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për të intervistuarit nga Komisioni Hetimor për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Zeka – Mustafës: Asnjë vendim nuk e keni marrë pa urdhrin e Hashim Thaçit

www.kallxo.com

11 Korrik 2019 - 12:43

Egzon Dahsyla, 11/07/2019 - 12:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend