Testi PISA

Lansohet Fushata Vetëdijësuese për 'PISA 2018'

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH do të organizojë konferencë për media për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për të lansuar fushatën përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë.

Qëllimi i kësaj konference është që të njoftohet publiku për procesin e vlerësimit PISA 2018, të ndahen informacione të detajuara lidhur me PISA dhe të lansohen aktivitetet vetëdijesuese për nxënësit lidhur me vlerësimin PISA 2018.