Zyrtarisht ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, dardanët refuzuan të dalin në fushë

Gjyqtari Morten Krogh e ka përfunduar ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala”.

Pas më shumë se një ore pritjesh, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën gjësende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.

Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dal nga fusha për shkak të thirrjeve anti – Kosovë nga tifozët rumunë.

“Serbia, Serbia…” dhe gjuajtjet me gjësende ishin arsyet që detyruan lojtarët që ta braktisin menjëherë fushën. / Telegrafi