Ilustrim

Zyrtari policor në Suharekë vret qenin endacak

Një qytetar nga fshati Bllacë i Suharekës ka raportuar në polici se një qen endacak është futur në oborrin e tij dhe se kanë frikë nga ai.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, qeni endacak ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku më pas një zyrtar policor ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin.

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitet përkatëse dhe Inspektorati Policor i Kosovës.