Zyrtari policor kanoset nga qytetarët brenda stacionit policor në Vushtrri

Tre persona të dyshuar kanë kanosur mbrëmë një zyrtar policor brenda Stacionit të Policisë në Vushtrri.

Sipas njoftimit, mbrëmë rreth orës 22:45, të dyshuarit kishin shkuar në Stacionin e Policisë për tu konsultuar në lidhje me një kundërvajtje, dhe gjatë bisedës, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarin policor.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pas kanosjes, kanë ikur me veturën e tyre, por prapë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur një sprej OC, i cili është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.